I arratisuri në Zelandën e Re paguan një helikopter për t’u dorëzuar në polici

Bota

I arratisuri në Zelandën e Re paguan një helikopter për t’u dorëzuar në polici

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Një burrë i cili ishte në arratisje në një zonë rurale në Zelandën e Re, pagoi një helikopter për ta çuar në stacion policor që të dorëzohej.

James Bryant, përballet me akuza për sulm dhe ka kaluar pesë javë duke u fshehur në një qytet të vogël në veri të Otagos.

Ai u tha mediave lokale se koha e tij atje ka qenë e “mrekullueshme”, porse ishte gati të linte “mesin e askundit”, shkruan BBC.

Avokati i të burgosurve, Arthur Taylor, i cili ndërmjetësoi arrestimin paqësor, ka thënë se i ka ofruar shampanjë dhe ushqim të mirë Bryantit para se të arrinte në stacion.

Akuzat me të cilat ngarkohet ai përfshijnë sulmin me armë, lëndim me qëllim dhe tri komunikime të dëmshme digjitale.

Policia pati paralajmëruar publikun se ai konsiderohej i rrezikshëm dhe se nuk duheshin t’i afroheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat