Në Siberi rrëzohet aeroplani rus me 17 persona në bord

Bota

Në Siberi rrëzohet aeroplani rus me 17 persona në bord

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një aeroplan rus me 17 persona në bord është rrëzuar në Siberi.

Avioni "Antonov An-28" ishte zhdukur gjatë një fluturimi për në qytetin e Tomsk, por raportet thanë se avioni ishte rrëzuar dhe se kishte të mbijetuar.

Ministria e Emergjencave në Rusi tha se aeroplani i vogël ishte zhdukur në rajonin Tomsk në Siberinë perëndimore.

Zyra e emergjencave tha se bordin e aeroplanit kishte 14 persona, duke përfshirë 4 fëmijë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

Tre helikopterë të emergjencave Mi-8 po kërkonin aeroplanin. Aeroplani i përkiste linjës ajrore lokale Sila dhe po fluturonte nga qyteti Kedrovoye për në qytetin e Tomsk në një udhëtim që zakonisht zgjat një orë e 20 minuta.

Ekipi i fluturimit nuk kishte raportuar ndonjë problem para se avioni të zhdukej, thanë zyrtarët, por feneri i urgjencës së avionit u aktivizua, duke sinjalizuar se ai kishte një ulje të detyruar ose u rrëzua.

Zhdukja vjen 10 ditë pasi një aeroplan tjetër rus u rrëzua ndërsa po përgatitej të ulej në mot të keq në gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke vrarë të 28 personat në bord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat