Për herë të parë mbajnë roje në Mekë gjatë Haxhit gratë ushtare arabe

Bota

Për herë të parë mbajnë roje në Mekë gjatë Haxhit gratë ushtare arabe

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 08:08
Foto Ilustrim

E frymëzuar nga i ati i saj i ndjerë, Mona ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë dhe grupit të parë grave saudite që shërbejnë si roje në vendet më të shenjte islame, ku po sigurojnë pelegrinazhin vjetor në Mekë.

Që nga prilli dhjetëra gra ushtare janë bërë pjesëtare të forcave të sigurisë që monitorojnë pelegrinët në Mekë e Medinë, vendlindjen e islamit.

“Unë po ndjek hapat e babait tim të ndjerë për të përfunduar detyrën e tij, duke qëndruar këtu në Xhaminë e Madhe në Mekë, në vendin më të shenjtë. Ju shërbej besimtarëve në këtë detyrim të ndershëm” tha ushtarja Mona që nuk pranoi tua thotë emrin e plotë mediave.

Një tjetër ushtare nga njësiti që mban roje afër Qabesë, Samara, tha se ishte inkurajuar nga familja e saj t’i bashkohej ushtrisë pas studimeve në psikologji.

“Kjo është një arritje e madhe për ne dhe është krenari e madhe të jesh në shërbim të religjionit, shtetit dhe mysafirëve të Zotit mëshirëplotë” tha Samara.

Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka shtyrë para reforma ekonomike dhe shoqërore me synim të modernizimit të shtetit konservator mysliman dhe të afroj investime të jashtme me nisma të tilla.

Arabia Saudite ka kufizuar pelegrinazhin në Mekë vetëm për qytetarët e vet për dy vite rresht për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat