Në Tanzani tre fëmijë masaktrohen nga Luanët

Bota

Në Tanzani tre fëmijë masaktrohen nga Luanët

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Tre fëmijë janë masakruar nga luanët në Tanzani. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë një pylli, ku qëndronin kafshët e egra.

Mësohet se fëmijët janë ngrënë nga luanët, kur po kërkonin bagëtitë që kishin humbur. Të vegjlit ishin të moshave nga 9 deri në 11 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi janë kthyer nga shkolla, fëmijët kanë shkuar në pyll, pasi iu kishte humbur bagëtia. “Kjo ndodh kur luanët sulmojnë dhe vrasin 3 fëmijë, ndërkohë që plagosin një tjetër”, tha shefi i policisë në Arusha, Justine Masejo.

Vendi ku ndodhi ngjarja është në Tanzaninë veriore dhe është pjesë e trashëgimisë botërore. Atje ka luanë, çita dhe leopardë. “Nxis komunitetet nomade rreth zonës së rezervuar që të marrin masa, sidomos kur u japin detyra fëmijëve për t’u kujdesur për bagëtitë”, tha shefi i policisë.

Tanzania i lejon disa komunitete që të jetojnë bashkë me kafshët në parqet kombëtare.  Por, përplasjet dhe konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve nuk kanë qenë të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat