Edhe ky shtet lejon vaksinimin e të rinjve

Bota

Edhe ky shtet lejon vaksinimin e të rinjve

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Zelanda e Re ka njoftuar për nisjen e imunizimit të të gjithë të rinjve prej 12 deri në 15-vjeçare me vaksinën e kompanisë “Pfizer”.

Më parë, vetëm ata mbi 16 vjet kishin të drejtë vaksinimi në vend. Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë të enjten se vendimi nuk ishte i lehtë. Vendimi është marrë teksa vendi vazhdon që të jetë në izolim të rreptë, pasi që rasti i parë i infektimit me variantin Delta pas më se gjashtë muajsh ka hapur rrugën për përhapjen e mëtutjeshme të rasteve.

Në anën tjetër, edhe dy shtetet më të populluara të Australisë kanë regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Uellsi i Ri Jugor raportoi numër rekord prej 681 rastesh gjatë së enjtes, me shumicën prej tyre në Sidnei.

Ndërsa në Victorian fqinje janë evidentuar 57 raste të reja, që njëherësh është shifra më e lartë ditore e shtetit që nga shtatori i vitit të kaluar.

Melburni dhe i gjithë shteti i Uellsit të Ri Jugor janë vënë në izolim, gjersa autoritetet përpiqen ta frenojnë përhapjen e koronavirusit, siç ka bërë Australia me sukses gjatë gjithë pandemisë, para se varianti Delta të përhapej në brigjet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat