Në Zelandë të Re vazhdohet bllokimi, rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten

Bota

Në Zelandë të Re vazhdohet bllokimi, rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Zelanda e Re do të zgjasë bllokimin e saj mbarëkombëtar edhe katër ditë ndërsa lufton kundër shpërthimit të rasteve me Covid-19.

Sipas mediave të huaja, vendi raportoi 35 raste të reja të komunitetit të transmetuar me Covid-19 të hënën, duke e çuar një grup të zbuluar në Auckland në 107 në total.

Zelanda e Re u vendos në një bllokim të fortë brenda disa orësh pasi një rast i vetëm u zbulua të martën, me të gjitha shkollat dhe bizneset jo thelbësore të mbyllura.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se vendi kishte “ende një rrugë për të bërë” dhe zyrtarët po merrnin një qasje të kujdesshme për lehtësimin e kufizimeve.

“Ne kemi nevojë për më shumë informacion. Ne nuk duam të ndërmarrim asnjë rrezik me variantin Delta. Nëse bota na ka mësuar diçka, është të jemi të kujdesshëm me këtë variant”, ka thënë Ardern.

Kështu, i gjithë vendi do të qëndrojë në bllokim deri të paktën të shtunën.

Auckland, qyteti më i madh i vendit dhe ku ndodhen shumica e rasteve, do të mbetet nën mbyllje të paktën deri më 31 gusht.

Ky është bllokimi i parë mbarëkombëtar në Zelandën e Re që nga marsi 2020, ku i gjithë vendi ishte në nivelin më të lartë të kufizimeve për gjashtë javë.

Vendi, me rreth 5 milionë banorë, ka raportuar rreth 2,700 raste të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, si dhe 26 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat