Kubë, në 24 orët e fundit 74 persona të vdekur nga COVID-19

Bota

Kubë, në 24 orët e fundit 74 persona të vdekur nga COVID-19

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Në shtetin e Karaibeve, Kubë, në 24 orët e fundit 74 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 74 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i vikamave nga COVID-19 në vend shkoi në 4.618.

Gjithashtu ditën e fundit u regjistruan 9.320 raste të reja me COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 592.619.

Pretendohet se kohët e fundit sistemi shëndetësor i Kubës ka filluar të ketë probleme për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.

Në vend deri më tani brenda fushatës së vaksinimit masiv janë vaksinuar 43 për qind e popullsisë së paku me një dozë të vaksinës, kurse numri i rasteve aktive është regjistruar si 49.901.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat