Ushtaraku britanik u maskua si afgan, i shpëtoi talebanëve dhe arriti të evakuohet nga Kabuli

Bota

Ushtaraku britanik u maskua si afgan, i shpëtoi talebanëve dhe arriti të evakuohet nga Kabuli

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:14
Lloyd Comer

Një ish-ushtarak i Britanisë, ka arritur që të largohet nga Afganistani përmes evakuimeve nga aeroporti i Kabulit.

Sipas BBC, Lloyd Comer hoqi veshjen ushtarake dhe veshi rroba të qytetarëve afganë në mënyrë që të dukej si civil i thjeshtë.

60-vjeçari arriti që t’ia hedhë me këtë maskim luftëtarëve talebanë derisa arriti në aeroportin e Kabulit ku më pas hipi në avion dhe u largua.

Ai ka shërbyer në ushtrinë britanike për 35 vite dhe nuk kishte shumë kohë që ishte vendosur në Afganistan në krye të një batalioni ushtarak.

Pas mbërritjes në Britani, ai ka shprehur shqetësimin se ka lënë skuadrën e tij pas. Sipas tij, një prej kolegëve është kërcënuar nga talebanët dhe momentalisht ndodhet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat