Zjarr në një burg të Indonezisë, vdesin të paktën 40 persona

Bota

Zjarr në një burg të Indonezisë, vdesin të paktën 40 persona

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Autoritetet kanë deklaruar se 40 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një burg të Indonezisë.

Sipas medieve të huaja, zjarri në burgun e provincës shpërtheu dikur rreth orës 1 deri në 2 të mëngjesit të së mërkurës, tha një zëdhënës i departamentit të burgjeve të ligjit dhe ministrisë së të drejtave të njeriut.

“Shkaku i këtij zjarri është duke u hetuar”, tha Rika Aprianti, duke shtuar se të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu në provincën më perëndimore të Java-s.

Sipas saj, blloku strehonte të burgosurit që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën dhe kishte një kapacitet për 122 persona.

Megjithatë, ajo nuk e konfirmoi se sa njerëz ishin të pranishëm kur shpërtheu zjarri, por tha se burgu ishte i mbipopulluar.

Burgu në Tangergang, një qendër industriale dhe prodhuese pranë Xhakartës, strehoi më shumë se 2,000 të burgosur, shumë më tepër se kapaciteti i tij prej 600 personash, sipas të dhënave të qeverisë deri në muajin shtator. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat