Termeti trondit Australinë

Bota

Termeti trondit Australinë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 07:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melburnit.

Tërmeti ndodhi rreth orës 09:15, me orën lokale, të mërkurën në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victorian.

Ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”, ka thënë kryeministri australianm Scott Morrison, shkruan BBC.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor (NSW).

Ajo u pasua nga dy tërmete me magnitudë 4.0 dhe 3.1.

Ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të Australisë vitet e fundit, nuk duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Duke folur nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato mund të jenë një ngjarje shumë shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat