Kolumbia në hall me shumimin e hipopotameve, ka filluar me sterilizimin e tyre

Bota

Kolumbia në hall me shumimin e hipopotameve, ka filluar me sterilizimin e tyre

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Një grup hipopotamesh – trashëgimi e ‘padëshiruar’ pas vdekjes së lordit të drogës Pablo Escobar – po sterilizohen.

Sipas BBC, Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, kishte importuar ilegalisht kafshë ekzotike, duke përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër – të quajtur “hipopotamet e kokainës”.

Që atëherë, një popullsi në rritje po pushton një zonë pranë fermës së tij të mëparshme, Hacienda Napoles.

Qeveria kolumbiane deri më tani ka sterilizuar 24 nga më shumë se 80 kafshë.

Hipopotamet janë trajtuar me një kimikat që do t’i bëjë ato jo-pjellore.

Ekspertët e ambientit në Kolumbi thonë se hipopotamet, që besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës, janë specie pushtuese dhe kanë larguar faunën vendase.

Shumë njerëz kanë bërë fushatë që kafshët të vriten ose sterilizohen.

Në vitin 1993, kur autoritetet bastisën Hacienda Napoles – pronën luksoze të Escobar e vendosur rreth 250 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bogota – shumica e kafshëve të gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin, por jo edhe hipopotamet.

Sidoqoftë, pa grabitqarë natyrorë në Amerikën e Jugut, hipopotamet u shumuan.

Sipas ekspertëve, ato filluan të përhapen përmes një prej rrugëve ujore kryesore të vendit – lumit Magdalena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat