Gjykata e Lartë britanike miraton kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks

Bota

Gjykata e Lartë britanike miraton kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Julian Assange

Gjykata e Lartë britanike ka ndryshuar sot vendimin e gjykatës më të ulët, e cila refuzoi ekstradimin në Amerikë të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, për t'u përgjigjur për akuzën e spiunazhit.

Ky vendim i gjykatës më të lartë britanike hap dyert për ekstradimin e Assange në Amerikë. Vendimi pritet të apelohet.

Në fillim të këtij viti, gjykata më e ulët refuzoi t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-së për ekstradimin e Assange, në mënyrë që të përgjigjet për akuzat për spiunazh pas publikimit të dokumenteve sekrete ushtarake përmes Wikileaks dhjetë vjet më parë.

Gjyqtarja e qarkut Vanessa Barreitser bëri thirrje për refuzimin e kërkesës për ekstradim për shëndetin e Assange, duke vlerësuar se ai ndoshta do të vriste veten nëse do të mbahej në kushte të vështira në burgun amerikan.

Në një apel kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë në Londër, avokati i qeverisë amerikane mohoi se shëndeti mendor i Assange është shumë i brishtë për t'i bërë ballë sistemit ligjor amerikan.

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar Assange me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuteri për publikimin e mijëra dokumenteve ushtarake dhe diplomatike të zbuluara në WikiLeaks.

Assange, 50-vjeç, aktualisht po mbahet në burgun Belmarsh të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat