OBSH: Nevojiten 16 miliardë dollarë për trajtimin e pandemisë nga vendet me të ardhura të ulëta

Bota

OBSH: Nevojiten 16 miliardë dollarë për trajtimin e pandemisë nga vendet me të ardhura të ulëta

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:58
OBSH

Të paktën 16 miliardë dollarë të tjerë nevojiten për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo shumë do të nevojitet për furnizimin e vendeve me vaksina, teste dhe ilaçe përmes një programi të nisur nga Kombet e Bashkuara për blerjen e 600 milionë dozave të vaksinave, 700 milionë testeve dhe për të trajtuar 120 milionë pacientë”, deklaroi OBSh.

“Shkenca na dha mjetet për të luftuar COVID-19, nëse ato ndahen globalisht në solidaritet, ne mund t’i japim fund COVID-19 si një emergjencë shëndetësore globale këtë vit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas llogaritjeve të OKB-së, 92 përqind e kontributit total të kërkuar duhet të vijë nga Bashkimi Evropian dhe G20, grupi i ekonomive më të mëdha të industrializuara.

Gordon Brown, ambasadori i OBSH-së për financimin global të shëndetësisë, tha se ”16 miliardë dollarë ishte një shumë e menaxhueshme duke pasur parasysh ndikimin ekonomik global të pandemisë”.

Brown kritikoi pabarazinë e madhe të qëndrueshme në shpërndarjen globale të vaksinave dhe disponueshmërinë e testeve dhe ilaçeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat