Kievi po pushtohet, ushtria ruse fillon ofensivën

Bota

Kievi po pushtohet, ushtria ruse fillon ofensivën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Rusia ka nisur në orët e hershme të ditës së enjte ofensivën ndaj Ukrainës. Operativët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se “armiku” ishte në rrethin e Obolonit, rreth 9km në veri të parlamentit të Ukrainës.

Ministria ka inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë, të qetë- kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, ka kërkuar ministria ukrainase e Mbrojtjes.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat