“Do i djegim si kacabu apo karakaleca”/ Kamerat filmojnë momentin kur Kievi shkatërron me dron anijen ruse

Bota

“Do i djegim si kacabu apo karakaleca”/ Kamerat filmojnë momentin kur Kievi shkatërron me dron anijen ruse

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Kievi publikoi sot një video që dyshohet se kap momentin kur një dron ukrainas godet një anije ruse që po mbronte trupat e Putinit në Fidonisi me një sistem raketash anti-ajrore TOR.

 

 

Sipas Daily Mail, e cila publikon materialin në fjalë, pamjet duket se tregojnë shkatërrimin e një mjeti të madh aterimi të tipit Serna në një sulm ajror.

Njësitë armike të mbetura në Fidonisi mbeten pa mbulesë ajri dhe do të shkatërrohen dhe digjen si kacabu apo karkaleca”, tha zyrtari ukrainas Anton Gerastshenko.

Burime të tjera bëjnë të ditur se anija ruse është goditur nga një dron ukrainas Bayraktar TB2.

Pamjet bardh e zi tregojnë figura të vogla njerëzish që lëvizin në anije, pak çaste para se ajo të “mbështillet” nga një shkëlqim i bardhë. Personat vazhdojnë të lëvizin në varkë dhe pas goditjes.

Në video shihet edhe një sulm në një ndërtesë në Fidonisi. Figura (ndoshta u përkasin ushtarëve rusë) duket se po patrullojnë ndërtesën përpara se të goditet.

Shiko videon KËTU.

Këto plane nuk kanë një afat kohor, siç thekson Daily Mail.

Lufta në Ukrainë  po u shkakton humbje të mëdha disa prej njësive më të afta dhe më të pajisura të ushtrisë ruse, tha sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Të paktën një T-90M – tanku luftarak më modern dhe teknologjikisht më i avancuar i Rusisë, me forca të blinduara të dizajnuara për t’i bërë ballë goditjeve të shumicës së armëve antitank – u shkatërrua në betejë, shtoi Sekretari Britanik i Mbrojtjes përmes Twitter.

Rreth 100 T-90M janë vënë në shërbim në njësitë ushtarake më të pajisura të Rusisë, përfshirë ato që luftojnë në Ukrainë, sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake britanike, e cila thotë se ato janë të vështira për t’u zëvendësuar duke pasur parasysh sanksionet perëndimore. të cilat privojnë Moskën nga aksesi kryesisht në mikroelektronika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat