​OPEC mund të kompensojë reduktimin e prodhimit të naftës nga Rusia

Bota

​OPEC mund të kompensojë reduktimin e prodhimit të naftës nga Rusia

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) mund të kompensojnë prodhimin e reduktuar rus nën ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, thanë dy burime të enjten.

Moska mund të pajtohet për kompensim, por vendimi mund të mos miratohet në takimin e së enjtes dhe prodhimi i humbur rus mund të mos kompensohet plotësisht, tha një burim në OPEC +, i njohur me pozicionin e Rusisë.

"Në fund, një marrëveshje kompensimi mund të arrihet", por ndoshta jo në takimin e së enjtes, tha ai.

Një burim nga vendi në Gjirin Persik, anëtar i OPEC +, tha se ishte "shumë e mundur" që ai të miratohej në një takim që fillon pasdite.

Rusia nuk e përmbushi kuotën e saj në prill, duke prodhuar rreth 9.3 milionë fuçi në ditë, rreth një milion fuçi në ditë më pak se sa ishte planifikuar.

Disa vlerësime sugjerojnë se prodhimi dhe eksportet ruse mund të reduktohen me dy deri në tre milionë fuçi në ditë për shkak të sanksioneve.

Financial Times raportoi të mërkurën, duke cituar burime, se Arabia Saudite është e gatshme të rrisë prodhimin e naftës nëse mbërrijnë dukshëm më pak fuçi nga Rusia.

Kapaciteti i papërdorur i OPEC-ut nuk është shumë i madh dhe sipas disa vlerësimeve nuk arrin në dy milionë fuçi në ditë.

"Në të vërtetë nuk ka asnjë tepricë të naftës në treg që mund të zëvendësojë humbjen e mundshme të fuçive ruse," tha analisti i SEB, Bjarne Schieldrop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat