Vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës, 3 të vdekur përfshirë një 6 vjeçar

Bota

Vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës, 3 të vdekur përfshirë një 6 vjeçar

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Tre persona u vranë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, duke përfshirë një djalë gjashtë vjeçar.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai, shkruan skynews.

Ai tha gjithashtu se një person tjetër u plagos gjatë sulmeve. Haidai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin e afërt të Severodonetsk  dhe kanë zmbrapsur ushtrinë ukrainase “për shkak të një avantazhi të rëndësishëm në artileri”.

Forcat ruse goditën impiantin e ujërave të zeza të Severodonetsk, fabrika e Azot u sulmua tre herë, ndërsa njerëzit janë ende të bllokuar në strehimoret e bombave,” tha Haidai.

Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, duke përfshirë rreth 40 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat