Putin tregon kushtin për nisjen e bisedimeve të paqes: Ukraina duhet të pranojë realitetet e reja…

Bota

Putin tregon kushtin për nisjen e bisedimeve të paqes: Ukraina duhet të pranojë realitetet e reja…

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:52
Vladimir Putin

Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të qartë se ai ka ende një “vijë të kuqe” lidhur me bisedimet e paqes.

Duke folur me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet, pra duhet të pranojë dhe të japë “OK” për territoret e pushtuara.

Putin tha më parë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.

Por Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga Territoret e Luhansk dhe Dontesk dhe rajoneve përreth tyre, në mënyrë që të fillojnë bisedimet.

Sipas Kremlinit, në bisedimet me Erdogan, presidenti rus kishte folur për “një rol shkatërrues të Perëndimit, duke dërguar armë në Kiev dhe duke ofruar informacion dhe udhëzime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat