A po përgatit Putini një ofensivë “të gjerë” në pranverë? Komanda ukrainase: Moska ka dyfishuar numrin e anijeve luftarake

Bota

A po përgatit Putini një ofensivë “të gjerë” në pranverë? Komanda ukrainase: Moska ka dyfishuar numrin e anijeve luftarake

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase tha gjatë ditës së djeshme se Rusia dyfishoi numrin e anijeve të vendosura në Detin e Zi dhe parashikoi se kjo mund të ishte një përgatitje për më shumë sulme raketore.

“Në Detin e Zi, flota e anijeve luftarake është dyfishuar që nga e enjtja, tani ka tetë anije”, tha komanda ushtarake në rajonin jugor në një përditësim në Facebook, sipas mediave të huaja.

“Kjo mund të tregojë se po përgatiten më shumë sulme me raketa”, tha ai.

“Një nga anijet është një fregatë e armatosur me tetë raketa Kalibri”, tha komanda ushtarake e Jugut.

Kujtojmë se Rusia ka paralajmëruar një ofensivë të re ushtarake gjatë pranverës dhe vendet perëndimore e kanë konfirmuar këtë, duke thënë se Putin do të bëjë një tjetër tentativë për të pushtuar Kievin.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky tha se ishte i bindur se Vladimir Putin herët a vonë do të vritet nga rrethi i tij: “Me siguri do të ketë një kohë kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet brenda Rusisë. Grabitqarët do të hanë grabitqarin. Ata do të gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin, por do t’u duhet një arsye,” i tha Zelensky gazetarit Dmytro Komarov, i cili bëri një dokumentar një vit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Zelensky tregoi për herë të parë apartamenti modest ku ka jetuar që nga fillimi i pushtimit rus. Vend i ndryshëm nga bunkeri i tij. Dokumentari tregon apartamentin e vogël në rrugën Bankova, garderobën ushtarake të presidentit, një foto me fëmijët dhe gruan e tij.

“Unë kam uniformën që përdor për të shkuar në front, kam një gardërobë të vogël këtu. Janë gjithmonë të njëjtat rroba,” tha Zelensky, i cili e ndërroi kostumin e presidentit me pantallona dhe xhup ushtarak në ditët e para të luftës.

Më pas kreu i shtetit tregoi të vetmen xhaketë të errët në dollapin e tij: “Një xhaketë që pret fitoren e Ukrainës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat