Rrjedhin pamjet skandaloze nga Rusia, nënkryetari i administratës së qytetit Tver bëhet “hor”

Bota

Rrjedhin pamjet skandaloze nga Rusia, nënkryetari i administratës së qytetit Tver bëhet “hor”

Më: 13 mars 2023 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Yuri Baikov u shkarkua të hënën nga posti i nënkryetarit të administratës së distriktit komunal Sonkovskiy të Rusisë, Tver, pasi u publikuan regjistrime skandaloze që konfirmonin se dikush mendonte të uronte femrat për ditën e gruas në një mënyrë jashtëzakonisht pa shije.

Ky dikush punësoi një ‘animator’ të veshur me kostumin e një burri të zhveshur, dhe e ngarkoi atë të tundte organin e madh gjenital para grave nën tingujt e këngës “Sex Bomb” nga Tom Jones. 

Baikovi i shkarkuar vazhdoi të këmbëngulte se nuk ishte ai që punësoi ‘animatorin’, duke thënë se ishte i përfshirë vetëm në mbledhjen e parave për dhurata për punonjëset.

“Nuk e di kush e ka organizuar atë performancë”, ka thënë ai dhe ka konfirmuar informacionin se gjithsesi është shkarkuar.

Pamjet e publikuara më poshtë nuk janë të përshtatshme për personat nën 18-vjeç, ndërsa videon mund ta shikoni ketu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat