Kievi mohon pretendimet se po ndryshon planet e kundërofensivës

Bota

Kievi mohon pretendimet se po ndryshon planet e kundërofensivës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Forcat ruse bombarduan qytetet e Ukrainës lindore, ndërsa Kievi hodhi poshtë raportimet se po ndryshonte planet të një kundërofensive për shkak të publikimit të dokumenteve të fshehta të inteligjencës amerikane.

Rusët përdorën taktika të “tokës së djegur” në Bakhmut, tha komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, ndërsa qyteti ukrainas në rajonin lindor të Donetsk dhe qytete dhe qyteza të tjera iu nënshtruan bombardimeve të rënda.

“Armiku ka kaluar në të ashtuquajturat taktika të tokës së djegur si në Siri. Ai po shkatërron ndërtesa dhe pozicione me sulme ajrore dhe zjarr artilerie”, tha gjenerallejtënant Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës.

Të dyja palët pësuan humbje të mëdha në luftimet për Bahmutin, por Syrskyi pohoi se “situata është e vështirë, por mund të kontrollohet”.

Kreu i pjesës së Donetskut të kontrolluar nga Moska, Denis Pushilin, tha se forcat ruse tani mbajnë 75 për qind të qytetit, megjithëse ai paralajmëroi se ishte shumë herët për të folur për rënien e Bakhmutit.

Ushtria e Moskës shënjestroi gjithashtu qytetin Avdiivka, raporton skynews.

“Rusët e kthyen Avdiivkën në një gërmadhë të plotë”, tha Pavlo Kirilenko, guvernatori rajonal i Donetsk, duke përshkruar sulmin ajror që shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe në atë qytet.

Ai shtoi se rreth 1800 njerëz kanë mbetur në Avdiivka, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat