Moska vendos në listën e të kërkuarve senatorin amerikan

Bota

Moska vendos në listën e të kërkuarve senatorin amerikan

Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:34
Lindsey Graham

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka njoftuar se ka përfshirë në listën e të kërkuarve senatorin amerikan Lindsey Graham, pas komenteve që ai bëri gjatë vizitës së tij në Kiev.

Në një video të takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev të premten, Graham foli për ndihmën ushtarake prej 38 miliardë dollarësh që SHBA i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke e quajtur atë “investimin më të mirë që kanë bërë ndonjëherë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kritikoi deklaratën e senatorit amerikan, duke thënë se ishte i lidhur me frazën e Grahamit “Po vriten edhe rusët”.

Vetë senatori hodhi poshtë kritikat dje, të dielën, duke thënë se ai thjesht po lavdëronte qëndresën e ukrainasve që i rezistonin pushtimit rus me ndihmën e Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat