Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i përgjigjet kërkesës së Kievit për armë

Bota

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i përgjigjet kërkesës së Kievit për armë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:25
Ben Wallace

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace këtë të mërkurë i është përgjigjur Zelenskyt që kërkon më shumë mbështetje, duke theksuar se Kievi që të jetë më shumë “mirënjohje” për sistemet e armëve me vlerë miliona dollarë që po marrin nga shtetet perëndimore.

Mediate huaja shkruajnë se zyrtari britanik ka thënë se kishte marrë një listë të re të kërkesave ushtarake nga zyrtarët ukrainas vitin e kaluar dhe u përgjigj duke thënë “ne nuk jemi Amazon“.

Por ai tha se lufta ishte një “luftë fisnike”, me Ukrainën që luftonte “për liritë tona”.

Komentet e Wallace vijnë pasi presidenti ukrainas kishte shprehur zhgënjimin e tij për mosmarrjen e një afati kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë në samitin e NATO-s.

Megjithatë, Zelensky mori disa garanci të tjera sigurie dhe falënderoi disa kombe për angazhimin e tyre të ripërtërirë ndaj përpjekjeve luftarake të Kievit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat