Pheniani kryen prova me raketa balistike

Bota

Pheniani kryen prova me raketa balistike

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 06:18
Prova me raketën Hwasong-18 (Arkivë)

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike që duket se kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë tha Yasukazu Hamada, Ministrër i Mbrojtjes së Japonisë

Raketa e parë arriti një lartësi prej 50 kilometrash dhe përshkroi një rreze prej 550 kilometrash të gjatë, ndërsa e dyta fluturoi në të njëjtën lartësi dhe përshkroi një distancë prej 600 kilometrash.

Duke cituar shefin e shtabit të Koresë së Jugut, agjencia e lajmeve Yonhap njofton se prova u bë në detin midis gadishullit Korean dhe Japonisë. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka detaje të tjera.

Prova e së mërkurës vjen pothuajse dy javë pasi Koreja e Veriut testoi raketën e saj balistike më të fundit “Hwasong-18”, për të cilën Pheniani tha se ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtarët e tjerë.

Një ditë më parë një nëndetëse amerikane me raketa balistike vizitoi Korenë e Jugut për herë të parë që nga vitet 1980./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat