Zjarret shkatërrojnë 82 milionë hektarë pyje në mbarë botën në një dekadë

Bota

Zjarret shkatërrojnë 82 milionë hektarë pyje në mbarë botën në një dekadë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:34
Zjarret

Viti 2016, më i keqi i dekadës, me 9.63 milionë hektarë të shkatërruar në mbarë botën, me Australinë, Rusinë, Kanadanë dhe SHBA-në në listën kryesore të zjarreve të shpeshta.

Rreth 82 milionë hektarë pyje në të gjithë botën janë shkatërruar nga zjarret në 10 vitet e fundit, me fatkeqësitë më të rënda që kanë ndodhur në Australi, Rusi, Kanada dhe SHBA.

Sipas të dhënave nga Global Forest Watch (GFW), një aplikacion në internet me burim të hapur që monitoron pyjet globale, 82 milionë hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur në botë në 10 vitet e fundit, me 2016 që është viti më i keq sa i përket djegies së pyjeve me 9.63 milion hektarë.

Ndërsa zjarret më të mëdha në dekadën e fundit kanë ndodhur në Australi, Rusi, Kanada dhe SHBA, ndërhyrje ndaj zjarreve janë duke u zhvilluar aktualisht në Kanada, Greqi, Algjeri dhe Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat