Ukrainasit tregojnë se ku po kanë suksese kundërsulmet e tyre ndaj rusëve

Bota

Ukrainasit tregojnë se ku po kanë suksese kundërsulmet e tyre ndaj rusëve

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Në fillim të muajit qershor, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë të madhe për të larguar forcat ruse nga territoret nën kontrollin e tyre në jug dhe në lindje.

Kundërsulmi deri më tani i ka sjellë suksese modeste të Kievit. Disa fshatra dhe kodra pranë Bakhmutit të shkatërruar plotësisht, qendra e luftimeve në Ukrainën lindore, janë çliruar.

Forcat ukrainase po përparojnë gradualisht në drejtim të Melitopol dhe Berdyansk, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Në lindje, Ukraina po përparon dhe po konsolidon pozicionet në rajonin Staromajorsk, shtoi ajo, raporton bbc.

Ushtria ruse, nga ana tjetër, njoftoi të mërkurën se kishte zmbrapsur një sulm të madh ukrainas pranë Orihiv, në sektorin e dytë të fushës së betejës, ku morën pjesë qindra ushtarë.

Forcat e Moskës po kryejnë një ofensivë në verilindje, ku pretendojnë se kanë avancuar në drejtim të Limanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat