Rrëzohet helikopteri i ushtrisë australiane

Bota

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë australiane

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Është duke u kryer një kërkim për katër anëtarët e ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë australiane pasi u rrëzua në Queensland.

Helikopteri MRH-90 Taipan u rrëzua pranë “Shkëmbit të Barrierës së Madhe” në orën 22:30 të së premtes gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në.

Një helikopter shpëtimi thuhet se ka pikasur mbeturina pranë ishujve Whitsunday, raporton skynews.

Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles u tha gazetarëve se “helikopteri kishte në bord katër anëtarë të ekuipazhit. Për shkak se ishte një helikopter tjetër i pranishëm, kërkim/shpëtimi ka filluar menjëherë”.

“Ndërsa po flasim me ju tani, katër anëtarët e ekuipazhit ende nuk janë gjetur, por misioni i kërkim/shpëtimit po vazhdon”, deklaroi ai.

Australia dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po kryejnë stërvitje ushtarake përgjatë bregut australian që këtë vit përfshin 13 vende dhe më shumë se 30 mijë personel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat