Tajfuni "Doksuri" dobësohet në stuhi tropikale

Bota

Tajfuni "Doksuri" dobësohet në stuhi tropikale

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 22:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Tajfuni i fuqishëm “Doksuri” është dobësuar dhe është shndërruar në stuhi tropikale, pasi ka sjellë erëra të forta e shira të rrëmbyeshme në Kinën Jugore, duke i lënë me miliona banorë të zonës pa furnizim me energji elektrike.

Pasi e goditi të premten mbrëma provincën jugore kineze Fujian, stuhia shkaktoi përmbytje nëpër rrugë, duke e nxitur evakuimin e të paktën 400 mijë banorëve, ndërsa i rrëzoi edhe përçuesit elektrikë. Për pasojë, autoritetet urdhëruan pezullimin e punës së bizneseve dhe të shkollave, ndërsa banorëve iu kërkuan që të qëndronin brenda shtëpive.

Në qytetin Quanzhou, pranë bregut jugor të Kinës, autoritetet raportuan se rreth 50 persona kanë pësuar lëndime të lehta shkaku i kushteve atmosferike.

E banorët kanë shpërndarë fotografi në mediat sociale, duke shfaqur pamje të drunjve të shkulur tërësisht nga rrënjët në mëngjesin e së shtunës.

Stuhia tropikale pritet që të drejtohet më në brendësi të Kinës, duke gjeneruar të reshura të dendura të shiut në kryeqytetin Pekin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat