Sulmet në Moskë/ Aeroporti i Moskës mbyllet përkohësisht

Bota

Sulmet në Moskë/ Aeroporti i Moskës mbyllet përkohësisht

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2023 Në ora: 09:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Hapësira ajrore mbi Moskë dhe rajonet periferike u mbyll përkohësisht për çdo avion mbrëmë pas sulmeve me dron. Këto kufizime që atëherë janë hequr, përcjell Bota sot.

Asnjë fluturim nuk hyri apo dilte nga aeroporti Vnukovo në periferi jugore të qytetit për rreth një orë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Vnukovo është një nga katër aeroportet përreth Moskës.

Autoritetet e Moskës mbyllën gjithashtu një rrugë për trafikun pranë vendit të aksidentit në zonën e qytetit të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat