SHBA zhvillon bisedime me Turqinë për marrëveshjen e grurit

Bota

SHBA zhvillon bisedime me Turqinë për marrëveshjen e grurit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 09:11
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komunikuar me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për perspektivat e ringjalljes së marrëveshjes tashmë të dështuar të grurit të Detit të Zi gjatë një telefonate sot, ka zbuluar një burim turk.

Mediat e huaja raportojnë se diplomatët diskutuan marrëveshjen, e cila skadoi muajin e kaluar

Si dhe NATO-n dhe një proces të mundshëm normalizimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Më herët, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij turk, ku “theksoi ndikimin e dëmshëm të tërheqjeve të Rusisë në vendet afrikane dhe sigurinë globale të ushqimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat