Shkencëtarët në Fermilab i afrohen zbulimit të forcës së pestë të natyrës

Bota

Shkencëtarët në Fermilab i afrohen zbulimit të forcës së pestë të natyrës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:36
Fermilab

Shkencëtarët e Çikagos thonë se mund të jenë afër zbulimit të ekzistencës së një force të re të natyrës.

Ata kanë gjetur më shumë prova se grimcat nën-atomike, të quajtura muone, nuk po sillen në mënyrën e parashikuar nga teoria aktuale e fizikës nën-atomike.

Shkencëtarët besojnë se një forcë e panjohur mund të jetë duke vepruar mbi muonet, raporton BBC.

Do të nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këto rezultate, por nëse ato verifikohen, mund të shënojë fillimin e një revolucioni në fizikë.

Të gjitha forcat që përjetojmë çdo ditë mund të reduktohen në vetëm katër kategori: graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe forca e dobët. Këto katër forca themelore rregullojnë mënyrën se si të gjitha objektet dhe grimcat në Univers ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Gjetjet janë bërë në një strukturë amerikane për përshpejtuesin e grimcave të quajtur Fermilab. Ato bazohen në rezultatet e shpallura në vitin 2021, në të cilat ekipi i Fermilab sugjeroi fillimisht mundësinë e një force të pestë të natyrës.

Që atëherë, ekipi hulumtues ka mbledhur më shumë të dhëna dhe ka reduktuar pasigurinë e matjeve të tyre me një faktor prej dy, sipas Dr Brendan Casey, shkencëtar i lartë në Fermilab.

“Ne po hetojmë me të vërtetë një territor të ri. Po i përcaktojmë matjet me një saktësi më të mirë se sa është parë ndonjëherë më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat