BE-ja po përgatit një paketë financiare prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Bota

BE-ja po përgatit një paketë financiare prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Ukrainë shqetësohej se mbështetja financiare e Perëndimit do të ‘zhdukej’ ndërsa po vazhdon lufta me Rusinë.

Por, Charles Michel, president i Këshillit Evropian, ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po përgatit një paketë prej 50 miliardë eurove që do të zgjasë disa vjet.

Duke folur në një video të regjistruar për Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, ai deklaroi se blloku qëndron me Ukrainën në luftën e saj për liri – dhe do të jetë atje derisa vendi të rindërtohet, raporton skynews.

“Që kur Rusia pushtoi vendin tuaj, ju keni kemi përjetuar gati 550 ditë shkatërrim dhe viktima, dhe Krimea po përdoret si një trampolinë strategjike për sulmet brutale”, tha Michel.

“Rusia është duke i përsosur mjetet e terrorit dhe të persekutimit që i shfrytëzojë në Krime për nëntë vjet dhe tani po kryen mizori në qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën, shumë prej të cilave arrijnë në krime lufte”, shtoi ai.

Michel tha se BE do të vazhdojë të kërkojë që Rusia të mbahet përgjegjëse – dhe mbështetja në formën e sanksioneve, armëve, municioneve dhe ndihmës humanitare do të “forcohet”.

Ai përfundoi duke thënë se është çështje kur, jo nëse, Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 pas një referendumi të diskutueshëm. Ky veprim u dënua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe shumica e vendeve nuk e njohin Krimenë si pjesë të shtetit rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat