India ia dorëzon Brazilit presidencën e G20-ës

Bota

India ia dorëzon Brazilit presidencën e G20-ës

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:11
Foto nga takimi

India ia ka kaluar Brazilit presidencën e G20-ës me kryeministrin Modi që i ka dorëzuar çekanin presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Brazili ka thënë se gjatë presidencës së tij në vitin 2024, do t’i japë përparësi varfërisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe reformës së qeverisjes globale në organizata si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Të shtunën, Lula tha gjithashtu se presidenti Putin nuk do të arrestohej nëse do të merrte pjesë në samitin në Rio de Zhaneiro vitin e ardhshëm.

Putini ka anashkaluar vazhdimisht tubimet ndërkombëtare dhe nuk ka marrë pjesë në samitet në Delhi apo Bali.

Presidenca e G20-së do të merret nga Afrika e Jugut në 2025 dhe ShBA në 2026.

Të shtunën, liderët e Indisë, Brazilit, Afrikës së Jugut dhe SHBA-së u takuan në periferi të samitit dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë: “Si presidenca aktuale dhe tre presidenca e ardhshme e G20-ës, ne do të ndërtojmë përparimin historik të Presidencës së G20-ës të Indisë për të adresuar sfidat globale.”

Të katër vendet riafirmuan “angazhimin e tyre të përbashkët ndaj G20-ës si forumi kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat