Agjencia norvegjeze humanitare bën thirrje urgjente për të ndihmuar të prekurit në Libi

Bota

Agjencia norvegjeze humanitare bën thirrje urgjente për të ndihmuar të prekurit në Libi

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 17:46
Libi

Situata në Libi është përshkruar si “katastrofike” nga organizata humanitare, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC).

Stuhia Daniel shkaktoi përmbytje shkatërruese në të gjithë vendin e Afrikës Veriore, duke përfshirë qytetet e tij kryesore Bengazi dhe Derna.

Drejtori i vendit të NRC për Libinë, Dax Bennett Roque, thotë se ekipi i shpëtimit në terren në Bengazi ka deklaruar se “dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur pa asnjë perspektivë për të shkuar në shtëpi”.

“Fatkeqësia është përkeqësuar nga konflikti i viteve në Libi duke lënë pak burime për një emergjencë kombëtare si kjo”, thonë nga NRC.

Roque shtoi: “Grupet e ndihmave humanitare në Libi kanë qenë të nënfinancuara. Tani është koha për të treguar solidaritet me njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat