Piloti i aeroplanit rus detyrohet të bëjë ulje emergjente

Bota

Piloti i aeroplanit rus detyrohet të bëjë ulje emergjente

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Aeroplani Airbus A320 i aviokompanisë ruse Uralskiye, ka bërë sot ulje emergjente në fushën e misrit në Novosibirsk.

Sipas të dhënave preliminare, nuk ka të lënduar nga kjo zbritje emergjente.

Sipas Ministrisë për Situata të Jashtëzakonshme, në aeroplan ishin 167 persona, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 161 pasagjerë, përfshirë 23 fëmijë.

“Aeroplani zbriti në fushën e misrit në Ubin, ku për fat të mirë askush nuk është lënduar. Njëri nga pasagjerët kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të shtypjes së lartë të gjakut”, u tha nga kjo ministri.

Aeroplani po udhëtonte nga Sochi në drejtim të Omskut në Siberi, ku pilotët për shkak të një defekti teknik nuk arritën të zbresin në pistë dhe kërkuan ulje emergjente në Novosibirsk. 600 kilometra në lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat