VOA: Ukraina thotë se ka goditur komandën e flotës ruse në Krime

Bota

VOA: Ukraina thotë se ka goditur komandën e flotës ruse në Krime

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:36
Nga arkivi, Sevastopol

Forcat ukrainase goditën mëngjesin e së mërkurës një postë komanduese të flotës ruse në Detin e Zi pranë Sevastopol-it në Krime, njoftoi ushtria ukrainase.

Kievi tha se sulmi ishte i suksesshëm, pa dhënë detaje të tjera. Më herët të mërkurën, guvernatori i Sevastopolit i vendosur nga Moska, Mikhail Razvozhayev tha se ishte shmangur një sulm me raketa kundër qytetit.

Ukraina i ka shtuar sulmet në Detin e Zi dhe ndaj Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa prej gati katër muajsh vazhdon kundërofensivën. Kievi thotë se një seri sulmesh në Krime javën e kaluar dëmtuan dy anije ruse patrullimi dhe shkatërruan një sistem të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Një zyrtar i zbulimit ushtarak ukrainas, Andriy Yusov, tha në një program televiziv se aksioni i së mërkurës ishte një objektiv i planifikuar në zhvillim.

Disa kanale të rrjetit Telegramit në Krime raportuan shpërthime në gadishull dhe shpërndanë imazhe që tregonin shtëllunga tymi. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e imazheve.

Guvernatori i Sevastopolit, i instaluar nga Moska, Mikhail Razvozhayev tha në rrjetin telegram se Rusia kishte rrëzuar disa dronë pranë qytetit dhe “zmbrapsi një sulm me raketa”./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat