Irlanda kundërshton pezullimin e ndihmës së BE-së për palestinezët

Bota

Irlanda kundërshton pezullimin e ndihmës së BE-së për palestinezët

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Irlanda i bëri thirrje Komisionit Evropian që të qartësojë bazën ligjore për pezullimin e ndihmës për palestinezët dhe shprehu kundërshtimin për ndalimin e ndihmës.

”Kuptimi ynë është se nuk ka bazë ligjore për një vendim të njëanshëm të këtij lloji nga një Komisioner individual dhe ne nuk mbështesim një pezullim të ndihmës”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irlandeze.

Njoftimi për pezullimin e ndihmës erdhi të hënën nga Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi.

Po ashtu edhe Gjermania dhe Austria njoftuan se do të ndalin ndihmën e zhvillimit për palestinezët, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat