Netanyahu pohoi se Gaza do të udhëhiqet për një kohë nga Izraeli, reagon SHBA-ja

Bota

Netanyahu pohoi se Gaza do të udhëhiqet për një kohë nga Izraeli, reagon SHBA-ja

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë ri-pushtim të Gazës nga Izraeli, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi Vedant Patel tha gjithashtu se Uashingtoni nuk mbështet asnjë zhvendosje të detyruar të palestinezëve jashtë territorit të Rripit të Gazës, raporton skynews.

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, Patel tha se nuk ishte diçka që Uashingtoni po e ndiqte dhe nuk është në tryezat e bisedimeve.

Kjo vjen pasi kryeministri izraelit. Benjamin Netanyahu pohoi sot se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë së Gazës “për një periudhë të pacaktuar”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha më pas se Izraeli nuk do të sundojë Gazën pas luftës dhe as Hamasi.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat