Letonia i dhuroi Ukrainës 270 automjete të konfiskuara nga shoferët e dehur

Bota

Letonia i dhuroi Ukrainës 270 automjete të konfiskuara nga shoferët e dehur

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Letonia i dhuroi Ukrainës këtë vit më shumë se 270 automjete të konfiskuara nga shoferët nën ndikimin e alkoolit, shkruan dpa.

Vlera totale e automjeteve është pothuajse një milion euro, raportoi portali letonez Delfi.

Në shkurt, parlamenti letonez vendosi t’i dorëzojë Ukrainës automjetet e sekuestruara pa pagesë.

Për shkak të sulmeve ajrore dhe luftimeve ruse, shumë automjete civile në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat