“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë luftë më parë”, 350 raste të krimeve të luftës ruse janë para gjykatave të Ukrainës

Bota

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë luftë më parë”, 350 raste të krimeve të luftës ruse janë para gjykatave të Ukrainës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Ukrainës, Andrii Kostin tha se 350 raste të krimeve të luftës janë para gjykatave të Ukrainës, një shifër e paprecedentë e arritur kurrë më parë gjatë një konflikti.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë luftë më parë. Përpjekjet tona për të sjellë para drejtësisë dhe për të rivendosur drejtësinë pa pritur përfundimin e luftës janë një sinjal i rëndësishëm i ndihmës dhe respektit tonë për shtetin e së drejtës”, tha ai, sot në një konferencë.

Kostin tha gjithashtu se zyra e tij ka identifikuar 512 të dyshuar rusë të përfshirë në krimet e përmendura. Tashmë janë dhënë 80 vendime.

Ai shtoi se më shumë se 20 vende kanë hapur hetime për krime të mundshme ruse kundër qytetarëve ukrainas, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

Dhjetorin e kaluar, katër ushtarë rusë u akuzuan për krime lufte kundër një amerikani që jetonte në Ukrainë gjatë pushtimit rus, sipas një aktakuze historike të zbuluar të mërkurën në gjykatën federale në Virxhinia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat