Australi: Një adoleshent burgoset për atë që mendohet të jetë sulmi i parë në shkollë

Bota

Australi: Një adoleshent burgoset për atë që mendohet të jetë sulmi i parë në shkollë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një adoleshent është burgosur për kryerjen e asaj që mendohet të jetë sulmi i parë në shkollë në Australi.

15-vjeçari nga Perth qëlloi tre herë me dy pushkë në Kolegjin Baptist Atlantis Beach majin e kaluar, shkruan CNN.

Stafi dhe studentët mbetën të strukur në dollapë dhe nën tavolina përpara se policia ta arrestonte.

Gjykatësi që e dënoi me tre vjet paraburgim të miturin tha se “fati i mirë” kishte “parandaluar një përfundim tragjik”.

Askush nuk u lëndua në incidentin që besohet se të shtënat janë të parat e këtij lloji në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat