Sateliti zbulon sekretin e Kim

Bota

Sateliti zbulon sekretin e Kim

Më: 3 maj 2017 Në ora: 13:13
Kim Jong

Incizimet satelitore tregojnë për forcim të aktivitetit në poligonin veri-korean për prova nukleare në Pungje.

Kjo ndodh gjatë kohës së rritjes së madhe të tensioneve në Gadishullin Korean, thanë analistët amerikanë.

Sipas xhirimeve të bëra më 25 prill duket se punëtorët po pomponin ujin, thanë analistët amerikanë për ueb sajtin amerikan “38 North”, i cili merret si burim serioz kur bëhet fjalë për zhvillimet në Korenë Veriore.

Ekspertët qysh kah mesi i prillit vlerësuan se lokacioni Pungje është i gatshëm dhe thanë se po vërehet aktivitet i përhershëm te hyrja veriore në poligon. Ata kanë pyetur nëse është e mundur që prova të jetë shtyrë dhe kanë vërejtur një numër të madh njerëzish në lokacionin te poligoni.

Hetuesit nuk e dinë nëse aktiviteti tregon se prova është shtyrë, thuhet në faqen “38 North”, e cila është pjesë e institutit amerikano-korean të Universitetit John Hopkins në Baltimor.  Analistët vlerësojnë se është xhiruar një aktivitet i pazakonshëm dhe se është e mundshme që të jetë pjesë e propagandës veri-koreane.

Koreja Veriore po tenton të zhvillojë raketa me koka nukleare, të cilat kanë rreze veprimi deri te territori amerikan dhe deri më tash ka kryer pesë prova nukleare, prej të cilave dy në vitin e kaluar.

Shumë vëzhgues janë të bindur se së shpejti do të vijë edhe deri te prova e gjashtë nukleare. Ata kanë pritur që një gjë e tillë të ndodhë në prill, por kjo nuk ndodhi. Pjong-jang më 1 maj njoftoi se është i gatshëm të kryejë provën në çdo moment.

Shtimi i programit nuklear dhe balistik veri-korean i kontribuon shtimit të tensioneve në gadishull në muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat