Përleshje dhe zjarr në Gaza, plagosen 25 palestinezë

Bota

Përleshje dhe zjarr në Gaza, plagosen 25 palestinezë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:00
Përleshje dhe zjarr në Gaza, plagosen 25 palestinezë

Rreth 25 palestinezë janë plagosur, kryesisht me armë zjarri nga ushtria izraelite, gjatë përleshjeve të dhunshme në kufirin e Gazës, raporton Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Demonstruesit e plagosur janë evakuuar. Gjendja e tyre është e panjohur.

Të paktën 12 palestinezë të lënduar u qëlluan, ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan probleme frymëmarrjeje dhe mbytjeje për shkak të inhalacionit të gazit lotsjellës.

Shpërthimi i dhunshëm i së premtes vjen pas sinjaleve për një marrëveshje Izrael-Hama për të ardhmen e Gazës, që do të mund t'i jepte fund protestave dhe përdorimit të zjarrit përgjatë zonës së rrethimit. Në këmbim, do të hapen dy pika kalimi.

Demonstratat e së premtes, një vazhdim i protestave të Marshit të Madh të Kthimit, ishin gjithashtu një protestë kundër vdekjes së 17-vjeçarit Mohammed Tarek Dar Jusuf. Adoleshenti palestinez hyri në një shtëpi kolone dhe goditi tre izraelitë javën e kaluar, një prej të cilëve vdiq më vonë nga plagët. Yusuf u qëllua dhe u vra në 27 korrik.

Organizatorët e marsit kërkuan pjesëmarrjen masive në mënyrë që "t'u dërgonin një mesazh palestinezëve që të mos dorëzoheshin ndaj diktateve terroriste të Izraelit derisa bllokada të hiqet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat