Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani - Bota Sot
Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani

Bota

Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke rritur prezencën e saj në Evropë, duke shtuar 1,500 trupa shtesë në kuadër të forcave të saj në Gjermani.

Ushtria ka thënë të premten se trupat e reja pritet që disa aktivitete të nisin këtë vit, derisa trupat ushtarake me familjet e tyre duhet të vendosen në jug të Gjermanisë deri në shtator të vitit 2020.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka thënë se ata do të rrisin numrin e trupave, pavarësisht se tani janë 33,000 të tillë në Gjermani për të treguar se SHBA-ja është “e vendosur në fuqizimin e aleancës transatlantike dhe premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të rritur kapacitetet amerikane të mbrojtjes nënkupton aleancë më të fuqishme sot”.

Në kuadër të këtyre njësiteve përfshihen një brigadë e artilerisë, dhe dy sisteme të raketave në Grafenwoehr, një batalion i mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër në Ansbach dhe disa sisteme tjera në Hohenfels dhe Baumholder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...