Putin dëshiron t’i japë fund mosmarrëveshjes me Japoninë - Bota Sot
Putin dëshiron t’i japë fund mosmarrëveshjes me Japoninë

Bota

Putin dëshiron t’i japë fund mosmarrëveshjes me Japoninë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:41
Vladimir Putin dhe lideri japonez

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se këtë vit dëshiron që vendi i tij të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Japoninë, që zyrtarisht t’i japin fund armiqësive që filluan gjatë Luftës së Dytë Botërore për disa ishuj.

Putini këto deklarata i tha gjatë një forumi ekonomik në qytetin rus të Vladivostokut, ku u takua me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

“Kjo ide sapo më ka ardhur në kokë. Le të përfundojmë një traktat paqeje para fundit të këtij viti, pa ndonjë parakusht”, ka thënë ai, deklaratë kjo e cila u duartrokit nga publiku në forum.

Mosmarrëveshja midis Rusisë dhe Japonisë filloi më shumë se shtatë dekada më parë, pasi që Bashkimi Sovjetik ka zënë gjirin zingjiror të ishujve Kuril gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Të dy vendet kanë pretendime mbi grupin e katër ishujve – të njohura si Kurilët Jugorë në Rusi dhe Territoret e Veriut në Japoni, pretendime që penguan dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje.

Abe nuk iu përgjigj deklaratave të Putinit, por Shefi i tij i Kabinetit, Yoshihide Suga, më vonë tha se kërkesa territoriale nga të dyja vendet duhet të zgjidhet përpara se të nënshkruhet ndonjë traktat.

Nga ana tjetër, ish zëvëndës ministri i jashtëm rus, Georgy Kunadze, tha se dyshonte që Putin donte të zgjidhte problemin, por që propozimi i tij ishte si shenjë e frustrimit për rënien e investimeve japoneze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...