Dënohet me vdekje mjeku, pasi e pushuan nga puna vrau 4 persona - Bota Sot
Dënohet me vdekje mjeku, pasi e pushuan nga puna vrau 4 persona

Bota

Dënohet me vdekje mjeku, pasi e pushuan nga puna vrau 4 persona

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 23:12
Anthony Garcia

Gjykata e Nebraskës dënoi me vdekje një ish-mjek i shpallur fajtor për katër vrasje. Mes viktimave të tij dhe një fëmijë 11 vjeç. I dënuari vrau katër personat në shenjë hakmarrjeje pasi e kishin pushuar nga puna.

Një ish-mjek i cili në vitin 2001 ishte pushuar nga puna nga një universitet i Mjekësisë në Nebraska, është dënuar me vdekje pasi vrau katër persona në shenjë hakmarrjeje. Mes viktimave ishte dhe fëmija 11 vjeçar i një prej kolegëve të tij.

Anthony Garcia 45 vjeç, u shpall fajtor në 2016  për dy sulme që kanë ndodhur me pesë vjet diferencë njëri nga tjetri.

Në vitin 2008 ai qëlloi me thikë duke lënë të vdekur fëmijën 11 vjeçar si dhe një grua 57 vjeçare, e cila punonte në të njëjtin institucion.

Ndërsa në vitin 2013 ai ka vrarë një tjetër mjek të përfshirë në pushimin e tij nga puna dhe bashkëshorten e tij

Shteti i Nebraskës, ekzekutoi një muaj më parë, dënimin e parë me vdekje pas 20 vjetësh, ndaj Keri Den Mur, i cili kishte vrarë dy shoferë taksie në vitin 1979.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...