Gjendet trupi i gazetarit të vrarë

Bota

Gjendet trupi i gazetarit të vrarë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:15
Jamal Khashoggi

Trupi i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

"Mësova nga burime të besueshme në shërbimet e sigurimit të Stambollit se trupi i Khashoggi u gjet në një pus të vendosur në kopsht në territorin e rezidencës së Konsullit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite", tha ai.

Burimi i gazetës Hurriyet në policinë turke ka treguar detajet e hetimit.

"Kur Khashoggi hyri në konsullatë, ai mbante këpucë, jo atlete. Dallimi i parë i vërejtur nga ekipi i policisë që shqyrtoi kamerat e vëzhgimit ishin këpucët, "tha burimi.

Gazetari saudit dhe korrespondenti i Washington Post, Jamal Hashogi, u vra në një konsullatë të Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas disa ditësh mohimi, Arabia Saudite e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.

Khashoggi u zhduk më 2 tetor kur u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat