OBSH: Rreth 600.000 fëmijë vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit - Bota Sot
OBSH: Rreth 600.000 fëmijë vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit

Bota

OBSH: Rreth 600.000 fëmijë vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

600.000 fëmijë nën moshën 15-vjeç vdesin në vit nga infeksionet e rënda të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të ajrit të ndotur në botë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhan Grebejesus me rastin e Konferencës së Parë Botërore mbi Ndotjen dhe Shëndetin e Ajrit tha se ndotja e ajrit është si duhani.    

Sipas tij, 91 për qind e banorëve të botës thithin ajrin e ndotur, duke rezultuar në vdekjen e shtatë milionë njerëzve çdo vit, transmeton KosovaPress.

Ajri i ndotur, paralajmëron organizata, ndikon në zhvillimin neurologjik dhe kognitiv.

“Fëmijët e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur mund të kenë më vonë sëmundje kronike, si dhe probleme kardiovaskulare. Kriza e shëndetit publik kërkon vëmendje më të madhe, por aspekti i tij kritik shpesh neglizhohet dhe kjo është sa ndotja e ajrit ndikon në mënyrë të veçantë fëmijët", thuhet në raportin e OBSH-së.

Ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm në vitin 2016 shkaktoi vdekjen e 543.000 fëmijëve deri në pesë vjeç dhe 52.000 fëmijë të moshës 5 deri në 15 vjeç, të cilët vuanin nga infeksione të rënda të rrugëve të frymëmarrjes.

OBSH porosit se komunitetin ndërkombëtar të përshpejtojë kalimin në "energji të pastër dhe të rinovuar", me qëllim të uljes së ndotjes së ambientit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat