Presidenti Trump nderon ushtarët amerikanë në Luftën e Parë Botërore

Bota

Presidenti Trump nderon ushtarët amerikanë në Luftën e Parë Botërore

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:17
Donald Trump nderoi sot trupat amerikane, franceze dhe të aleatëve të tjerë që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Presidenti Donald Trump nderoi sot trupat amerikane, franceze dhe të aleatëve të tjerë që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai foli gjatë një vizite në Varrezat dhe Memorialin Amerikan Suresnes pranë Parisit në prag të Ditës së Veteranëve, përpara se të kthehet në Uashington DC.

"Jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë pushimi për të respektuar amerikanët trima që dhanë frymën e fundit në atë luftë të fuqishme", tha presidenti.

Më shumë se 1.500 amerikanë që vdiqën gjatë luftës janë varrosur në këto varreza. Presidenti Trump është kritikuar që nuk shkoi për të vizituar një varrezë tjetër amerikane pranë Parisit të shtunën. Moti me shi nuk lejoi udhëtimin me helikopter që ishte planifikuar dhe vizita u anulua.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat