UNICEF ngre alarmin për 1 milionë fëmijë me ardhjen e dimrit në Lindjen e Mesme - Bota Sot
UNICEF ngre alarmin për 1 milionë fëmijë me ardhjen e dimrit në Lindjen e Mesme

Bota

UNICEF ngre alarmin për 1 milionë fëmijë me ardhjen e dimrit në Lindjen e Mesme

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:44
UNICEF

Një milion fëmijë viktima të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikojnë të  qëndrojnë jashtë në këtë të ftohtë, me ardhjen e dimrit dhe me mungesën e burimeve për t’i mbështetur ata, paralajmëroi sot UNICEF.

‘’Nën presionin e konfliktit disavjeçar, zhvendosjeve dhe papunësisë, burimet financiare të familjeve mund të llogariten në zero”,  shprehet Geert Cappelaere, drejtori rajonal i UNICEF-it, duke vënë theksin se “ngrohja është thjesht e pamundur”.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët konfirmon ndër të tjera se po përballet me mungesën e financimeve deri në vlerën e 33 milionë dollarëve për të siguruar ndihmë humanitare për fëmijët përfshirë veshje dhe batanije.

Shirat dhe i ftohti do të kenë më tepër ndikim tek ai kontigjent i cili jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija, kryesisht në kampe ose qendra banimi të mbipopulluara. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...